Moska: Strategjia e veriut dhunon rezoluten 1244
MOSKE- Aleatja më e fuqishme e Serbisë, Moska reagon kundër të ashtuquajturës strategjia e veriut të Kosovës. “Moska beson se kjo strategji dhunon rezolutën 1244 dhe gjeneron tensione të reja në Kosovë- ka deklaruar Andrei Nesterenko, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme ruse., citon agjencia serbe e lajmeve Tanjug.Ne besojmë se në këto rrethana mund të parandalojmë cdo përpjekje për të ndërmarrë vendime që mund të dëmtojnë Kosovën, tha Nesterenko.Me këtë i referohem të ashtuquajturës strategji për veriun e Kosovës, e cila dhunon rezolutën 1244 dhe gjeneron tensione, shtoi ai. Strategjia për integrimin e pjesës veriore të Kosovës është hartuar nga Qeveria dhe Zyra Civile Ndërkombëtare.Strategjia e autoriteteve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare për veriun, që u bë publike pak ditë më parë parasheh shtrirjen e sundimit të ligjit në këtë pjesë të Kosovës dhe shuarjen e strukturave paralele atje.Rekomandimet që dalin nga strategjia për veriun, janë: fuqizimi i sundimit të ligjit në tërë territorin e Kosovës; reformimi i pushtetit lokal dhe themelimi i komunës së Mitrovicës së veriut; zgjidhja e problemit të qeverisjes në tri komuna në veri, si dhe përmirësimi i situatës sociale dhe ekonomike.Pritet që kjo strategji të diskutohet në takimin e 8 shkurtit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar, grup ky që përbëhet nga shtetet që e mbështesin pavarësinë e Kosovës. Grupi ka për qëllim të mbikëqyrë rrjedhën e zbatimit të Pakos së Ahtisarit.JO zvogëlimit të UNMIK Zyrtari rus shtoi se Moska këmbëngul që UNMIK të plotësojë obligimet e saj në prezantimin e Kosovës në rajon dhe në institucionet ndërkombëtare. Nuk duhet të ketë ndryshime, nënvizoi Nesterenko në një konferencë për shtyp në ministrinë e Jashtme ruse.Ne besojmë se reduktimi i stafit të UNMIK është i papranueshëm pasi do të kufizojë funskionin e UNMIK në implementimin e veprimeve të autorizuara nga KS e OKB-së Sipas tij, Rusia është e bindur se askush nuk ka të drejtë për të parandaluar UNMIK në përmbushjen e detyrave të veta, duke përfshirë ato të zbatimit të standardeve demokratike të vendosura nga komuniteti ndërkombëtar.Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen ka sinjalizuar mundësinë e reduktimeve të mëtejme të KFOR-it, varësisht nga zhvillimet në planin e sigurisë dhe ka shtuar se në takimin e Stambollit që mbahet të enjten dhe të premten, pervec Afganistanit dhe temave tjera, do të bisedohet edhe për Kosovën. Nga 1 shkurti, trupat e NATO-s që shërbejnë në Kosovë do të jenë 10 mijë nga 14 mijë më përpara.(BalkanWeb)