E Diel, 1 Nëntor 2026

Burrel, zjarr në banesë, vdes 86 vjecari

BURREL-Në Klos të Burrelit, një 86-vjecar ka humbur jetën në banesën e tij pak pasi shtëpia u përfshi nga flakët e një zjarri që ra gjatë natës. Policia bëri të ditur sot se ngjarja ndodhi në fshatin Uljate në banesën e Hider Letit 86 vjec. Të njëjtat burime bënë të ditur se 86 vjecari ndodhej vetëm në shtëpi në momentin që ka rënë zjarri. Nga hetimet paraprake dyshohet se 86 vjecari ka gjetur vdekjen si pasojë e asfiksisë. Shkaqet e zjarrit nuk janë ende të qarta, por efektivët dyshojnë se një shkëndijë elektrike mund të jetë shkaku parësor I rënies së zjarrit në banesë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›