E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder, vritet 24 vjecari plagoset i ati

TIRANE- Një 24 vjecar ka mbetur i vrarë me armë zjarri ndërsa është plagosur i ati, pasditen e së dielës, në komunën Shalë Dukagjin të Shkodrës.

Policia thotë se kishte marrë informacion për një vrasje rreth orës 19. 15 minuta në vendin e quajtur “Breglumi”, komuna Shalë Dukagjin, pikërisht tek “Ura e Re”.

Policia thotë se ka identifikuar autorin e vrasjes së Zek Tonajt, 24 vjec dhe plagosjes së të atit të tij Ndue Tonaj, 69 vjec, por për arsye hetimi nuk publikohet emri. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri të castit. Policia thotë se menjëherë pas ngjarjes i riu është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën e duhur mjekësore, por jeta e tij nuk ka shpëtuar.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›