Kosovë, bisedime për ndryshimin e ligjit zgjedhor
PRISHTINE- Pas evidentimit të mangësive dhe parregullsive në zgjedhjet e fundit lokale, partitë politike në Kosovë, me rekomandime ndërkombëtare, kanë nisur reformat zgjedhore, që konsistojnë në ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për zgjedhjet.
Partitë politike në Kosovë kanë arritur një lloj konsensusi politik për nevojën e fillimit të ndryshimeve në ligjin për zgjedhjet lokale dhe atë për zgjedhjet e përgjithshme.
Nevoja për reforma zgjedhore doli si kërkesë pas zgjedhjeve të fundit komunale, në të cilat u vërejtën shumë vonesa dhe parregullsi.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Legjislacion, Bahri Hyseni, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se aktualisht bisedimet për këto ndryshime po zhvillohen në nivel të shefave të grupeve parlamentare.
“Ka nisma për bisedime për ndryshimin e ligjit për zgjedhjet parlamentare. Nismat kanë filluar. Do të thotë, janë diskutime në parim ndërmjet shefave të grupeve parlamentare”.
(m.a/BalkanWeb)
Ligji për zgjedhjet, buron nga Pakoja e Ahtisaarit, pandaj për ndryshimin e tij kërkohet edhe pëlqimi i faktorit ndërkombëtar.
Deputeti Bahri Hyseni shpreh besimin se edhe ndërkombëtarët e kanë fare të qartë se ndryshime duhet të ketë dhe se, siç shprehet ai, nuk beson se reformat zgjedhore mund të zvarriten.
“Duhet një bashkëveprim i përbashkët edhe i faktorit vendor edhe i atij ndërkombëtar. Mirëpo, është domosdoshmëri që ligjet të ndryshohen, sepse aktualisht këto ligje i kanë të metat e veta, është parë në praktikë që janë të pazbatueshme”, sqaron Hyseni.