Statuti i ri, PS mbledh kete jave Asamblene
TIRANE- Partia Socialiste pritet të mbledhë në mes të kësaj jave Asamblenë Kombëtare. Në bazë të statutit aktual të partisë, Asambleja mblidhet 10 ditë para Kongresit të partisë, i cili është vendosur të thirret në 18 prill.
Në qendër të diskutimeve do të jenë ndryshimet në statut dhe në program.
Tashmë të dyja grupet e punës, si ai për statutin, ashtu edhe ai për programin kanë përfunduar pothuaj të gjithë punën dhe materialet do t’u paraqiten anëtarëve të këtij forumi përpara se sa të votohen në Kongresin e javës që vjen. Ndryshimet në statutin e PS-së janë ato që janë diskutuar më shumë edhe në media gjatë këtyre ditëve, por ndërkohë është bërë e qartë se ato nuk sanksionojnë ndryshime në forumet qendrore të partisë. Ndryshimi fillon në strukturat vendore. Ishte organizimi në bazë qarku, i cili nuk funksionoi mirë gjatë zgjedhjeve të kaluara, ndaj edhe në këto përmirësime rifutet organizimi në bazë rrethi.
Ndryshimet parashkojnë që kryetarët e PS-së në nivel lokal nuk do të zgjidhen më sipas parimit një anëtar-një votë. Me këtë parim do të zgjidhet vetëm kryetari i PS-së në qendër.
GSH shkruan sot, duke iu referuar burimeve nga grupi i punës për statutin se nuk do të preket asnjë nen që ka të bëjë qoftë me kompetencat e kryetarit të partisë, qoftë me rikandidimin, në rast të humbjes së zgjedhjeve.
Në Kongresin e 18 prillit pritet që të votohet edhe programi i ri i PS-së.
(s.g/BalkanWeb)