Thimjo Kondi shpallet "armik" i PS
Vendimet e marra nga Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ku percaktohet se punonjesit e doganave nuk e gezojne statusin e nepunesit civil, jane vene ne shenjester te akuzave ditet e fundit nga shtypi partiak, duke u konsideruar si mosdhenie drejtesie. Ne qender te sulmeve eshte vene kryetari i Gjykates se Larte, Thimjo Kondi. Burime ne Gjykaten e Larte bejne te ditur se kohet e fundit jane shpeshtuar nga gazeta e Partise Socialiste, insinuatat per juristin Kondi, ish-minister i Drejtesise ne qeverine "Nano" me 1997 dhe i asaj "Majko" me '99. Se fundi ne nje artikull redaksional te 23 janarit, "ZP" akuzon drejtperdrejt z.Kondi, kryetari i Gjykates se Larte, si "lincues i 800 punonjesve te administrates doganore te larguar nga Partia Demokratike". Me tej, artikulli e cileson Kondin, si "njeri qe perdor metoda te kunderligjshme e antikushtetuese", si nje person qe ka "qellime djallezore".
Burimet e mesiperme detajojne se sulmi ndaj Kondit merr shkas nga nje vendim unifikues i Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte i dates 12 shtator te vitit 2007, ne te cilin percaktohet se doganieret nuk gezojne statusin e nepunesit civil. Ne kete menyre, Gjykata e Larte ka detyruar gjykatat e shkalles me te ulet per te gjykuar ankesat e punonjesve te larguar nga puna. Vendimi, sipas Gjykates se Larte, eshte marre per te korrigjuar praktiken sipas se ciles gjykatat e rretheve pezullonin gjykimin dhe i dergonin doganieret prane Komisionit te Sherbimit Civil.
Disa doganiere te shkarkuar nga detyra i ishin drejtuar Gjykates se Rrethit te Tiranes, e cila ne prill te vitit 2007 vendosi nxjerrjen e ceshtjes jashte juridiksionit te saj. Argumentimi i perdorur nga trupi gjykues ishte se "ata ishin pranuar ne pune sipas kritereve qe percaktohen ne Statusin e Nepunesit Civil" dhe per rrjedhoje duhet t'i drejtoheshin Komisionit te Sherbimit Civil. Ky vendim eshte hedhur poshte nga Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, e cila ka sanksionuar se "doganieret nuk kane gezuar kurre statusin e nepunesit civil". Vendimi i gjyqtareve eshte argumentuar me faktin se menyra e marrjes se tyre ne pune nuk percakton edhe statusin e tyre, i cili parashikon nje koncept shume me te gjere sesa menyra e punesimit.
Per kryetarin e Gjykates se Larte, Thimjo Kondi, pergjigjja me e mire eshte vete permbajtja dhe arsyetimi i vendimeve te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte. "Merrini dhe lexojini ato, pastaj nxirrni konkluzionet tuaja. Opinioni publik sot eshte i emancipuar dhe i nxjerr konkluzionet vete", ishte deklarimi i kryegjyqtarit, duke u prirur te besoje se "opinionet e shprehura dhe fyerjet e perdorura ne adrese te tij dhe te institucionit qe ai perfaqeson, duhet te jene veprime dashakeqe, apo lajthitje te personave te caktuar". Ne te njejten kohe, ai vlereson se, "nese ato perbejne realisht qendrime zyrtare te kryetarit te Partise Socialiste apo te organeve te larta te saj, atehere ky duhet te konsiderohet me te vertete fakt shume i rende, nje skandal".
A.H
Gjyqtaret qe firmosen vendimin:
Thimjo Kondi
Artan Hoxha
Gani Dizdari
Ylvi Myrtja
Nikoleta Kita
Agron Lamaj
Spiro Spiro
Perikli Zaharia
Evjeni Sinoimeri
Irma Bala
Ardian Dvorani
Besnik Imeraj
Fatos Lulo
Ardian Nuni