E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, pese kushte per te votuar reformen zgjedhore Rozeta Rapushi

Kryetari i grupit parlamentar Socialist, Gramoz Ruci, artikuloi dje pese kushte qe, sipas tij, opozita ka per realizimin e reformes zgjedhore. Ne replike me kryeministrin Sali Berisha, qe e ftoi opoziten qe sot te miratoje reformen, Ruci tha se PS kerkon plotesimin e kerkesave te saj qe lidhen me perberjen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, numerimin elektronik apo transparence. "Cilat jane problemet qe ka opozita? Opozita do garanci per listat e zgjedhesve, do garanci per kartat e identitetit, si dhe per administrimin e zgjedhjeve ne radhe te pare nga KQZ-ja. Po keshtu, kerkon nje KQZ me besueshmeri politike dhe te rikompozuar sic thote ne rekomandimin e tij ODIHR dhe transparence, si dhe zgjidhjen e procesit te animimit", - renditi Ruci si kerkesa apo kushte te selise roze per te miratuar menjehere reformen zgjedhore. Ruci akuzoi kreun e qeverise, se spekulon kur akuzon opoziten per bllokim e pengesa ne realizimin e kesaj reforme. Sipas tij, jo pa qellim, Berisha nuk permend perberjen e KQZ-se, qe nuk eshte thjesht nje keshille e ODIHR, por rekomandim. Socialisti hodhi poshte edhe akuzat e kryeministrit, se PS ka vene si kusht qe Avokati i Popullit te beje propozim per anetaret e KQZ-se. "Nuk eshte e vertete qe opozita ju ka propozuar qe Avokati i Popullit te beje propozimin dhe mbi bazen e atij propozimi ne ta miratojme ne salle. Ky eshte nje spekulim. I keni te shkruar, i keni mbi tavoline disa variante qe ju ka propozuar opozita. Doni ju qe ta hiqni Avokatin e Popullit, te hiqet. Nuk e diskutojme. Ne kemi kerkuar transparencen si nje garanci per te gjithe ato nene qe thoni ju bien jane nul, pa kete transparence", - vijoi repliken Ruci. Ai permendi edhe procesin e ankimimit ne zgjedhje, si nje kerkese te PS-se, per ta permiresuar kete proces. Te gjitha keto probleme, sipas Rucit, mazhoranca i ka neglizhuar, duke mos arritur ne nje zgjidhje perfundimtare qe do te ishte miratimi i Reformes Zgjedhore. "Ja pra, zgjidhni problemin e ankimimit, zgjidhni problemin e administrimit dhe kur them problemin e administrimit, KQZ-ne riformatim te saj, te kete besueshmeri reciproke nga palet, sic thote rekomandimi i ODIHR, zgjidhni check - imin e kartave te identitetit, zgjidhni transparencen e zgjedhjeve dhe jo me 2c po sot pasdite e votojme. Mos spekuloni", - tha Ruci ne seancen e djeshme plenare. Ne lidhje me Reformen Parlamentare, Ruci akuzoi serish kryeministrin se spekulon kur thote qe PS kerkon te heqe te drejtat e tij kushtetuese qe ka si kryeminister. "Ne asnje menyre. Te flasesh sa here te duash, edhe pa e pasur. Ke fol si kryetar i opozites ne kete parlament 8 vjet sa here ke dashur, kur ke dashur dhe sa ke dashur. Ne ne pushtet nuk te kemi ndaluar. Ju thoni me gjeni nje parlament. Une do te thosha, ne cilin parlament te botes nuk eshte debati pozite - opozite. Ne cilin parlament te botes nuk eshte e lire fjala e opozites?", - tha socialisti. Nga ana tjeter, kreu i grupit Socialist ngriti si shqetesuese ne reformen parlamentare, te domosdoshme per t'u korrigjuar, kontrollin parlamentar. Sipas Rucit, ne Kuvend aktualisht ka disa kerkesa per interpelance me kryeministrin e ministrat te kerkuar nga deputetet e opozites, dhe qeveria nuk reagon. Ka shtremberime te rregullores qe kryetarja e parlamentit cakton, se kjo interpelance vlen apo nuk vlen. Ju ka kerkuar ne interpelance urgjente nje grup deputetesh te opozites, eshte e treta jave qe shkelet rregullorja e parlamentit", - tha ai.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›