E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti ia kalon topin Metes U takua me Ramen

Pas akuzave te Ilir Metes Dritan Prifti me fjali habitore pergenjeshtroi kryetarin e tij Ilir Meta duke e cilesuar qesharake akuzen se po bente puc parlamentar ndaj kryeministrit Berisha.

Ne pjesen e pare te deklarates nuk thuhet qarte nese Prifti e ka takuar apo jo Ramen tre dite me pare por vetem pergenjeshtrohet akuza qe ai ishte bere korrier i Edi Rames. Historia ku perfshihet emri i Ilir Metes dhe i Edi Rames nuk mbaron me kaq. Ne deklaraten e Dritan Priftit Ilir Meta cilesohet si klloun qe kerkon te behet kryeminister dhe ketu leshohet akzua e forte e Dritan Priftit ndaj kryetarit te tij.

Sipas Dritan Priftit Ilir Meta po komunikon prej dy muajsh me Edi Ramen duke i ofruar atij 4 votat e LSI-se per te rrezuar kryeministrin Berisha ne parlament dhe ne shperblim te kesaj Ilir Meta te behet kryeminister.

Akuzat qe dy drejtuesit e larte te LSI-se jane te njejta por po kaq te njejta jane edhe perbetimet qe ata bejne per te vazhduar te jene pjese e koalicionit me Sali Berishen kryeminister. Ne pjesen e fundit te deklarates edhe Dritan Prifti i cili e cileson veten voten e 71-te te koalicionit qeveritar aq sa duhet per te krijuar nje qeveri thote se ka qene ai qe ka penguar planin e Ilir Metes per te bazhkuar votat me Edi Ramen kunder Sali Berishes.

Ne deklaraten e tij Dritan Prifti thote se per keto tratativa e ka vene ne dijeni prej kohesh kryeministrin Berisha. Tani ne kete lume akuzash te paprecedenta ajo qe pritet eshte nje nderhyrje e kryeministrit Berisha te pakten per te dhene shpjegime ashtu sic beri kohe me pare pas krijimit te koalicionit me Ilir Meten kur deklaroi se kishte patur oferta nga Edi Rama per te bere nje qeveri te perbashket.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›