E Diel, 1 Nëntor 2026

Burri ther me thikë gruan, arratiset me femijën 2 vjec

TIRANË- Krimi në familje ka bërë që festa e Kurban Bajramit në kryeqytet të përgjaket nga një ngjarje e rëndë. Burri vret gruan me thikë, duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme reth orës 13:05 në kryeqytet, në banesën e familjes Hysa, në zonën e Unazës së Re.

Kryefamiljari Ismet Hysa pas një sherri banal me gruan e tij Edlira Doci 24-vjece, e ka qëlluar disa herë me thikë, duke e lënë të vdekur në vend.

Ndërkohë mësohet se autori i krimit është larguar menjëherë nga banesa, duke marë me vete dhe vajzën e tij 2 vjecare, e cila në momentin e vrasjes ndodhej në banesë. Mesohet se policia po kontakton vazhdimisht me autorin e vrasjes per te negociuar te ktheje vajzen e vogel dhe te vetedorezohet.

Kanë qenë komshijtë, dëshmitarë të cilët kanë lajmëruar policinë, pas të bërtiturave të dëgjuara në familjen Hysa. Nga hetimet paraprake policia bën me dije se dy bashkëshortët kohët e fundit ishin larguar shumë me njëri-tjetrin dhe ky mund të jetë edhe shkaku pse ato ditët e fundit kishin debate të forta midis tyre.

Forcat e policisë së komisariatit numër 6, kanë mbërritur menjëherë në vendngjarja, ndërkohë bëjnë me dije se kanë nisur hetimet për motivet që cuan në këtë ngjarje të rëndë.

Nga hetimet e komisariatit të policisë numer 6 të kryeqytetit bëhet me dije se dy bashkëshortët kishin 6 muaj që jetonin me qera në një banesë tre katëshe. Gruaja punonte si kamariere në një lokal në zonën e sih-Bllokut, ndërsa i shoqi në një kompani private sigurimi. Hetimet për motivet që cuan në këtë ngjarje të rëndë lidhen me motivet e xhelozise mes ciftit.

(d.b/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Foto nga vendngjarja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›