E Diel, 1 Nëntor 2026

Reali, “makinë” golash, fiton 7-1 ndaj Osasunës

TIRANE-Nuk ka orar që të ndalë Realin e Madridit. Edhe pse luante në mesditë për herë të parë në 109 vite histori, skuadra e drejtuar nga Zhoze Murinjos ka lëshuar një tjetër sinjal drithërues për kundërshtarët, duke fituar 7-1 ndaj Osasunës. Tripletë e Kristiano Ronaldos, e katërta në 11 javët e para, ndërsa pjesa tjetër e takimit ka qenë një spektakël futbolli. Në Madrid gëzojnë dhe për këtë i kanë të gjitha arsyet: skuadra e tyre është në vend të parë dhe për më tepër, dhuron një futboll magjepsës. Osasuna ka qëndruar në lojë vetëm 30 minuta, kur Ibrahima Balde barazoi golin e Ronaldos, pas një “vjedhjeje” të bukur ndaj madrilenëve. Raul Garsia e nisi një goditje dënimi pa fishkëllyer gjyqtari dhe “Ibra” barazoi. Por, pa kaluar as 3 minuta, Pepe shënoi golin e avantazhit me kokë, ndërsa menjëherë më pas ishte Higuain që e çoi ndeshjen në 3-1. Në pjesën e dytë Osasuna mbeti me 10 vetë, ndërsa Ronaldo e Benzema shënuan secili nga dy herë, për ta çuar takimin në 7-1.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›