E Diel, 1 Nëntor 2026

Austria: Politikat greke të gjitha fajtore për shkatërrimin e vendit

FRANKFURT - Ministrja austriake e Financave Maria Fekter (ÖVP, konservatore) i fajësoi njëlloj dy familljet e mëdha të politikanëve grekë, Karamanlis dhe Papandreu, bashkëpërgjegjës, sipas saj, për "shkatërrimin" e vendit të tyre.
"Strukturat politike greke janë të çuditshme: gjatë viteve, vetëm dy familje kanë qeverisur: Karamanlis, Papandreu, Karamanlis, Papandreu. Për këtë nuk dëshiroj të them se mbi kë bie më tepër faji për shkatërrimin e vendit", deklaroi Maria Fekter në të përjavshmen ekonomike gjermane "Wirtschaftswoche" që botohet të hënën.
"Zona euro nuk mund t'ia lejojë vetes shumë javë si ato që kaluan dhe që ishin një test për të", shtoi ministrja.
Kryeministri aktual grek, Jorgos Papandreu ka dalë nga një prej këtyre familjeve, ashtu si pararendësi i tij në periudhën 2004-2009, konservatori Kostas Karamanlis.

(d.b/AFP/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›