Vlorë, vritet me armë zjarri një person plagosen tre
VLORË-Një vrasje me armë zjarri ka tronditur qytetin e Vlorës që festoi sot Kurban Bajramin. Në lagjen ‘Isa Boletini’ një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri në mes të rrugës, ndërsa 3 të tjerë janë dërguar të plagosur në spital.
Policia bën të ditur se disa persona kanë debatuar ashpër dhe më pas janë konfliktuar fizikisht, këtë e dëshmojnë shenjat e dhunës në trupat e të plagosurve. Pas debatit me fjalë dhe fizik janë dëgjuar të shtëna armësh ku mbeti i vrarë në mes të rrugës një person, ndërsa 3 u plagosën. Mësohet se gjendja e të plagosurve nuk është e rëndë, pasi ata kanë marrë plagë me armë jovdekjeprurëse.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e identitetit të personit të vrarë, ndërsa dyshohet se në ngjarje janë përfshirë shumë persona.
(d.b/BalkanWeb)