E Diel, 1 Nëntor 2026

Burrneshat shqiptaretransformimi si mjet barazie

Te tjera rreth shkrimit FOTO Chatelaine Ne nje nga shoqerite me patriarkale ne bote disa femra betohen me beqari te perjetshme dhe jetojne si meshkuj per te fituar te drejtat civile. Fillon artikulli i Revistes Kanadeze Chatelaine mbi ndryshimet gjinore ne kulturen shqiptare.

I perulur me floke te shkurtra dhe i veshur me nje kemishe me kuadrate e pantallona me pala Hakije Shehi qendron ulur ne nje lulishte ne mes te barit te gjate deri ne gjunje dhe pi duanin litar. Ai duket si nje i moshuar cfaredo ne fshatin e tij te vogel ne Shqiperi por nje e vezhguar me e hollesishme tregon dicka jashte normales.

Hakija ka lindur femer ne nje fshat te vogel pran Kukesit ne rrafshnaltat e Shqiperise. Ajo ka jetuar gjithmone si nje mashkull gje qe nuk habit asnje person ne kete zone. Ne kete krahine te izoluar vendasit jane mesuar te me pamjen e ketyre pleqve te cuditshem. Ketu femrat kane marre identitetin social te gjinise tjeter ne kembim te privilegjeve qe i perkasin meshkujve Pronesia e tokave jeta indipendente puna dhe pirja ne lokale. Por Hakija dhe te tjere si ajo jane fundi i nje historie traditash patriarkale 600 vjecare te gjate qe po vdese me perballjen me modernizimin. Ka me pak se 20 virgjeresha te betuara sic njihen ndryshe te mbetura ne vend.

Qamile Stema 92 vjece eshte me e vjetra e grupit. Babai i saj vdiq kur ajo ishte ende e vogel dhe pa nje mashkull ne shtepi mamaja e saj nuk kishte mundesi te rriste 9 motrat e Qamiles. Ajo donte te me martonte mua shprehet Qamilja. Ndersa une vendosa te behesha burri i shtepise. Ajo vari fustanin e saj ne gozhde dhe veshi pantallonat e qeleshen per ti siguruar te ardhura familjes. Qamilja u kthye ne nje burrneshe.

Te behesh nje virgjereshe e betuar nuk eshte nje zgjedhje e lire shpjegon etnologu Mark Tirta. Vetem dy arsye jane te pranueshme Mungesa e burrit te shtepise dhe ndarja nga nje martese me mbleseri. Ne rastin e dyte nje vajze qe thyen lidhjen e saj martesore mund te nxise nje hakmarrje ndash e ndermarre nga mashkulli i refuzuar ndash gje qe mund te menjanohet nese vajza betohet me virgjeri te perjetshme. Vdekja e babait e le familjen me femra ne pamundesi per te trashegoje tokat duke qene se nje femer e pamartuar nuk ka identitet social. Ne kete rast nje burrneshe mund te marri rolin e mashkullit. Nga ky transformim femra fiton te drejten per te pire alkol apo duhan te veshe nje ore te dale vetem por edhe te vrase dike.

Shkurtan Hasanpapaj 78 vjece i referohet vetes se saj ne gjinine mashkullore kur tregon nje histori. Ajo mban mend te jete kthyer ne burrneshe per tu kujdesur per bagetine dhe ti binte fyellit. Kur isha e vogel nuk deshiroja te merrja urdhra nga asnje shprehet Shkurtania. Disa te tjera duket se kane adaptuar traditat e tyre per te plotesuar nevoja te tjera. Sultana Bici 62 vjece u betua se nuk do martohej me me njeri per te ndihmuar vellane e saj sakat. Per te treguar betimi e saj ajo vishet me te zeza nga koka te kembet por nuk ka hequr dore nga fustanet e saj dhe nga floket e gjata. Meshkujt me kane punesuar per te njejtat pune qe ata benin dhe kjo me ka mjaftuar thote Sultana.

Barazia seksuale e sjelle nga komunizmi revolucionoi relacionet ndermjet meshkujve dhe femrave. Sipas Shkurtanes ndryshimi mund te permblidhet ne nje fjale te vetme Dashuri deklaron ajo. Ne jeten time dashuria romantike nuk ka ekzistuar prandaj ishte me e lehte per mua te merrja vendime. Sot nje vajze do cmendej nese do hiqte dore nga dashuria. Virgjereshat e betuar jane ne zhdukje thote Shkurtania. ah/Shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›