Shijak gjendet i vrare ne banese nje person

Një person i moshës 44 vjeç është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda në banesën e tij. Sipas policisë viktima është Sazan Caku, i cili ka qenë i vetëm në banesën e tij dhe të shtënat e armës së zjarrit janë dëgjuar nga fqinjët, të cilët kanë njoftuar të afërmit e të vrarit dhe policinë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Koxhaj të Shijakut dhe policia po punon për zbardhjen e plotë të saj, sikurse ka pranuar se po hetohet në disa pista, midis tyre edhe ajo e vetëvrasjes.