Vrasja ne Malesi arrestohet autori

Eshtë arrestuar autori i vrasjes së një personi dhe plagosjes së një tjetri në Vukel të Kelmendit mbremjen e së dielës. Sipas policisë së Shkodrës ai është Gëzim Alia, 34 vjeç bashkëfshtar i viktimës me të cilin kishte konflikt të hershëm për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi ne qender te fshati Vukel të komunës Kelmend, në Malësinë e Madhe dhe sipas policisë Alia ekzekutoi per vdekje 33-vjeçarin Gjovalin Vuçinaj, ndërsa plagosi edhe mikun e tij Bardho Grishaj, me të cilin ndodhej bashkë në një lokal. Nuk dihen ende arsyet e këtij krimi ndërsa mësohet se viktima tre muaj më parë kishte lënë burgun.