E Diel, 1 Nëntor 2026

Shengjin plagosje ne disko

Një 24 vjeçar është plagosur me armë zjarri në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Shëngjinit. Elvis Leka nga fshati Simon i Mirditës është qëlluar me plumba pistolete nga një bashkëfshatar i tij ne oborrin e një diskoje në qytetin bregdetar të Shëngjinit, ndërsa nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje. Policia ka mundur të identifikoje autorin, i cili është 22 vjecari Klevis Prenga duke e shpallur atë në kërkim. 24 vjeçari Leka ishte dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës, gjë e cila ka sjellë edhe nisjen e hetimeve nga ana e policisë, e cila ka mundur të zbulojë vendin dhe autorin e ngjarjes. Nëoborrin e diskos ku ndodhi edhe plagosja, ekspertët e policisë kanë gjetur në cilesinë e provave materiale 4 gëzhoja pistolete të modelit 54, ndërsa janë kryer edhe kontrolle për kapjen e autorit të ngjarjes. Policia e Lezhës ka nisur një hetim intensiv për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe arrestimin e 22 vjeçarit Klevis Prenga.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›