E Diel, 1 Nëntor 2026

Burkina Faso:Gadafi nuk ka kërkuar azil

Qeveria e Burkina Fasos deklaron se nuk ka marrë asnjë kërkesë për azil nga lideri i Libisë Muamar Gadafi dhe nuk ka asnjë informacion për hyrjen e tij në vend. Deklaratën e ka bërë Ministri i Komunikacionit të vendit afrikan.
 

"Gadafi nuk është në Burkina Faso dhe ne nuk kemi marrë asnjë kërkesë për azil" tha ministri i cili shtoi se qeveria e vendit të tij nuk është njoftuar as për mbërritjen e tij të mundshme
 

Gjatë ditës, mediat raportuan se Gadafi është larguar nga Libia për në Niger dhe më pas për në Burkina Faso.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›