Ibrahim: Gadafi është në vend të sigurtë

Zëdhënësi i Muamer Gadafit bëri të ditur se ish-presidenti i dëbuar i Libisë ndodhet në vend të sigurtë dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
Zëdhënësi, Musa Ibrahim, e bëri këtë koment përmes një deklarate telefonike dhënë agjencisë Reuters në kohën kur sipas raporteve, një autokolonë në të cilën mendohet se ka qënë edhe Gadafi ka kaluar kufirin për në Nigeri.
Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar që besojnë se në autokolonë ndodheshin zyrtarë të lartë të regjimit të Gadafit, ndërsa i bëri thirrje Nigerisë që të dënoj të gjithë të cilët akuzohen për krime gjatë protesatave kundër Gadafit.
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, tha që Gadafi “ishte në ikje”, por zyrtarët amerikanë theksuan se nuk ka ndonjë arsye për të besuar që ai jetë larguar nga Libia.
Nigeria ka konfirmuar raportet sipas të cilave shefit të sigurisë së Gadafit, Mansur Daos, i është dhënë leja për të hyrë në këtë shtet.
Ndërkohë, kanë vijuar operacionet e Këshillit të Tranzicionit të Libisë në Bani Valid, bastionin e fundit besnik ndaj Gadafit.