Bursa për nxënësit e arsimit profesional
09/12/2009 Afrimi i nxënësve në arsimin profesional do të mbështet nga bursat dhe gjetja e vendit të punës.
Prioritet do jenë degët që kanë të bëjnë me fushën e ndërtimit, bujqësisë dhe pyjeve
Ndjekja e arsimit të mesëm profesional do të shoqërohet me mbështetje të veçantë financiare nga shteti. Konkretisht të gjithë nxënësit që do të regjistrohen pranë degëve që cilësohen si shkolla të mesme profesionale, për marrjen e një zanati të caktuar do të bëhen pjesë e programit të përvitshëm të bursave. Duke parë nevojat në rritje të tregut të punës për këtë kategori punonjësish, kreu i Ministrisë së Arsimit, Myqerem Tafaj, ka pohuar gjatë takimit të zhvilluar me përfaqësuesit e palës gjermane se po rishikohet programi për të mundësuar krijimin e një pakete për bursa dhe punësim për nxënësit që do të ndjekin shkollat profesionale duke filluar që nga viti i ardhshëm. Prioritet në këtë rast do të kenë të gjithë nxënësit që do të vijnë nga zonat e largëta të vendit, veçanërisht ato veriore dhe verilindore, për të ndjekur këtë cikël studimesh sipas kohëzgjatjes së përcaktuar nga programi përkatës. Ndërsa për kategoritë e tjera, të cilat në bazë të të ardhurave që gëzojnë do të mundësohet dhënia e gjysmë burse, ashtu siç funksion edhe në ditët e sotme. Bazuar në skemën e ndjekur për shpërndarjen e bursave për nxënësit e arsimit profesional për këtë vit shkollor, masa e përfitimit për bursën e plotë llogaritej në nivelin e 6 mijë lekë në muaj dhe gjysma e kësaj shume shkon për ata kandidatë që do të trajtohen me gjysmë bursë. Megjithatë, nuk është bërë e ditur nëse do të ketë ndryshim të masës së përfitimit gjatë vitit të ardhshëm. Sipas një detajimi të bërë për shkollat profesionale, degët më prioritare që do të përfshihen në programet e bursës do të jenë degët e ekonomisë që kanë të bëjnë me fushën e ndërtimit, zhvillimit të bujqësisë dhe pyjeve. Gjatë takimit të zhvilluar me delegacionin e Republikës Federale të Gjermanisë, që ndodhet në Shqipëri për bisedime teknike me palën shqiptare për protokollin e bashkëpunimit Shqipëri-Gjermani për vitin 2010-2011, ministri Tafaj ka detajuar edhe projektin për ngritjen e qendrës më të madhe të arsimit profesional në Shqipëri, një qendër-pilot në Kamzë, e cila do t’i shërbejë gjithë qarkut të Tiranës, me një kapacitet rreth 1500 nxënës. Pranë kësaj qendre përveç degëve ekzistuese do të hapen edhe një sërë degësh të reja.
Kategoritë
Bazuar në skemën e shpërndarjes, përcaktohet se bursat për nxënësit që studiojnë në shkollat profesionale në degët parësore për zhvillimin e ekonomisë, si: në degët bujqësore, veterinare, pyjore dhe në ndërtim, në vitet e dyta e lart dhe që kanë mbaruar vitin akademik pararendës me notën mesatare mbi 8-të, do të planifikohen dhe shpërndahen nga Ministria e Arsimit. Megjithatë, do të ketë edhe përjashtime nga e drejta e marrjes së bursës. Nxënësit e humbasin të drejtën e bursës në rast se “janë ndarë nga trungu familjar, familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private, vazhdojnë studimet në një program të dytë studimi si dhe kur shpallen mbetës dhe humbasin vitin shkollor për arsye të rezultateve jokaluese”.
Masa e përfitimit
Rreth 1600 nxënës kanë përfituat të drejtën e bursës për këtë vit shkollor. Masa e përfitimit ka mbetur në të njëjtat nivele si dhe vitin e shkuar për të gjitha kategoritë. Tashmë janë përcaktuar edhe listat e nxënësve që përfitojnë bursën për këtë vit shkollor. Kështu, masa e bursës për nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesmeve llogaritet të jetë në masën 6 mijë lekë në muaj, ndërsa me gjysmë burse 3 mijë lekë. Përjashtim në këtë rast përbëjnë nxënësit që mësojnë në shkollat e mjeshtërisë sportive dhe nxënësit e arsimit special, për të cilët është konfirmuar edhe me vendim qeverie që të përfitojnë bursë të plotë në masën 6500 lekë në muaj. Brenda kësaj kategorie do të ketë edhe përfitues të gjysmës së bursës.