E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasil Bollano, sërisht i pandehur

09/12/2009  Kryebashkiaku shpërdoroi detyrën dhe falsifikoi formularë. Sparaqitet në prokurori për të dëshmuar

Mbyllen hetimet për 4 specialistë të KKT. I morën tokën qytetarëve.Shkatëruan bregdetin

TIRANE- Problemet me drejtësinë për Vasil Bollanon, njeriun që njihet në shqipëri si kryetari i shoqatës minoritare “Omonia” njëkohësisht edhe kryetari i Bashkisë së Himarës, nuk kanë të sosuar, pasi fill pas dënimit nga gjykata me 6 muaj burg e 5 milion lekë gjobë, kryebashkiaku rrezikon të dënohet sërisht pasi prokuroria e Vlorës e ka dërguar në gjykatë si të pandehur. Së bashku me Bollanon, në listën e të pandehurve janë edhe katër zyratrë të tjerë të Bashkisë së Himarës si: Polimer Ruçi, me detyrë sekretar i KRT, Leonard Hysi, me detyrë sekretar i KRT, Eugen Gjyzari, me detyrë jurist i KRT dhe Tatjana Dhima, me detyrë sekretare e KRT në Bashkinë Himarë. Nga studimi dhe administrimi i akteve hetimore të procedimit penal nr.78 të vitit 2008, është konstatuar se shtetasit e mësipërm kanë dhënë në mënyrë të padrejtë disa lejë ndërtimi në bregdetin e Himarës dhe Jalës. Si pasojë e këtyre vendimeve të kundraligjshme është dëmtuar rëndë vija bregdetare njëkohëshit edhe personat e vërtetë të truallit ku janë ngritur banesat, të cilat sipas një inspektimi janë hotele dhe biznese të ndryshme me karakter turistik. Prokurori i çështjes Sokol Malaj bëri me dije se si indicie për fillimin e këtij procedimi penal, kanë shërbyer deklarimet e shtetasve: Pirri Cali, Anasatas Cali, Theodhori Veizi, Anasatas Llaguri, banues të qytetit të Himarës dhe Jalës. Këta persona i thanë organit të akuzës, se pronat e tyre të përfituara me ligjin 7501, u janë tjetërsuar nga zyrtarët e bashkisë së Himarës dhe nga persona të tjerë, të cilët me ndihmën e kryetarit Vasil Bollano dhe katër të pandehurve, kanë aritur të falcifikojnë dokumentat dhe të ndërtojnë objekte mbi këto sipërfaqe tokësore. Të ndodhur në këtë situatë organi i akuzës ka filluar menjëherë hetimet, duke marë në pyetje të pandehurit e sipërcituar, të cilët kanë mohuar akuzat e ngritura. Ndërkohë që për sa i përket kryebashkiakut Bollano, ai nuk është paraqitur asnjëherë pranë hetuesve, për të dhënë pretendimet e tija lidhur me këtë çështje. Gjatë procesit hetimor prokuroria e Vlorës, ka arritur të mbledhë një sërë provash në ngarkim të të pandehurve. Sipas hetuesve Bollano me nënpunësit e tij, kanë miratuar leje për shesh ndërtimi dhe leje ndërtimi në favor të personave jo pronar të truallit, duke cënuar të drejtën e pronësisë së pronarëve të tyre. Gjithashtu janë miratuar leje për ndërtim në zonat turistike, kur në ligjin për urbanistikën është sanksionuar se miratimi i lejeve të ndërtimit në zonat turistike është kompetencë vetëm e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë që abuzime janë kryer edhe për sa i përket ndërtimeve jashtë vijës së verdhë të Bashkisë së Himarës si dhe legalizimeve të disa objekteve. Kjo është hera e dytë që Vasil Bollano, meret i pandehur nga prokuroria, pasi herën e parë ai u akuzua dhe më pas u dënua me 6 muaj burg, vendim të cilin Bollano e ka ankimuar në shkallët e tjera të gjyqësorit.

Të pandehur

• Vasil Bollano

• Polimer Ruçi

• Leonard Hysi

• Eugen Gjyzari

• Tatjana Dhima

Akuzat

• “Shpërdorim detyre” (pese herë)

• “Falcifikim të formularëve”

• “Falacifikim të dokumentave”

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›