PBB, rritje mbi ritmet 6%
Tregjet globale jane tronditur nga renia ekonomike e SHBA-se dhe bursave ne te gjithe boten, ndersa vetem pak dite me pare Ministria e Financave ka korrektuar parashikimet per rritjen e ekonomike ne Shqiperi me trend rrites. Vitin qe shkoi ekspertet e qeverise ne programin afatmesem te zhvillimit kishin parashikuar qe deri ne vitin 2010 ritmet e rritjes ekonomike do te ishin 6 per qind. Pak dite me pare ne programin afatmesem 2008-2011, te njejtet eksperte pohojne se, ekonomia shqiptare do te rritet me me shume se 6 per qind nga viti 2009 deri ne 2010. Rritja siper ritmeve 6 per qind do te nise ne vitin 2009, ku parashikohet qe Prodhimi i Brendshem Bruto te rritet 6,5%, ndersa ne vitin 2011 pritet qe rritja ekonomike te arrije ne nivelin 7,07 per qind.
Te dhenat e bazuara ne parashikime tregojne se, Shqiperia se bashku me Rumanine dhe Malin e Zi kane pasur rimet me te larta te rritje gjate ketij viti me 6 per qind. Nderkohe qe parashikimet flasin per nje tendence pozitive gjate viteve ne vazhdim. Sipas Bankes Boterore, ne raportin e perspektives se rritjes globale te ekonomise per vitin 2008, Shqiperia do te kete nje rritje ekonomike 6% kete vit dhe 6,2% gjate vitit 2009. Banka Boterore parashikon nje ngadalesim te rritjes se GDP-se ne ekonomite evropiane, duke theksuar se vetem Shqiperia, Hungaria dhe Turqia bejne perjashtim, ekonomite e te cilave ndryshe nga ato te vendeve te tjera do te vazhdojne te rriten edhe pergjate 2008. Ne vendin tone, rritja ekonomike do te vazhdoje te mbeshtetet ne kerkesen e shumte te brendshme, e cila do te vazhdoje te nxitet nga kreditimi, por edhe nga nje rritje e investimeve publike. Ne vendet e tjera te Evropes, kerkesa e brendshme pritet te ulet ne menyre te lehte nga rritja e forte e koheve te fundit, nga kontributi i konsumit privat dhe renia e investimeve me 0,2% ne 2008. Ekonomia boterore do te kete nje rritje me te ulet gjate 2008, per shkak te paqendrueshmerise financiare te shkaktuar ne Shtetet e Bashkuara nga kriza e kredive, cmimi i larte i energjise dhe ndryshueshmeria e kursit. Forcimi i kushteve te kredise nderkombetare dhe dobesimi i kerkeses se jashtme, renia e rritjes ekonomike pritet te perfshije te gjithe rajonin e Evropes Juglindore. Ne disa vende inflacioni eshte rritur, per shkak te kerkeses se larte te brendshme dhe rritja e cmimit te ushqimeve dhe karburanteve e perkeqesuan situaten ekonomike ne Bullgari dhe Rumani.
Mirepo, pavaresisht rritjes me te larte se rajoni, Shqiperia mbetet vendi me nivelin me ulet te Prodhimit te Brendshem per fryme, sepse trasheguam nje baze te ulet se fqinjet, nga periudha komuniste.