E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bursat, dje nje fuci 73,64 dollare

Nje fuci nafte ne tregjet nderkombetare dje ka kushtuar vetem 73,64 dollare, nderkohe qe analistet lajmerojne se nese recensioni ne ekonomine boterore vijon cmimi i naftes do te shenoje ulje te metejshme. Megjithate dje eshte shenuar nje rritje e lehte, por serish analistet vazhdojne te jene ne pikepyetje per ecurine e metejshme te cmimit te arit te zi. Agjencite e lajmeve nderkombetare njoftojne se nga muaji qershor, cmimi i naftes per nje barele eshte ulur ne me shume se, 45 per qind. Nga 145 dollare qe u shit nje fuci nafte ne muajin qershor, tani nuk shitet me shume se 74 dollare. Nderkohe ekspertet lajmerojne ulje te tjera te cmimit. Kriza qe po kalojne tregjet financiare nderkombetare eshte shtrire shume shpejt edhe ne ekonomine reale te globit. Sipas parashikimeve me te fundit, per vitin 2008 cmimi i nje fucie nafte bruto, do te qendroje ne nivelet e 85 dollareve per fuci.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›