Shperthen granata ne deren e firmes se ndertimi
Tirane - Nje shperthim ka tronditur banoret e zones se pallateve "Moskat", ne kryeqytet mbremjen e djeshme. Kane qene dy granata, qe kane shperthyer ne deren e nje zyre te nje firme ndertimit, qe ka vene ne panik banoret e nje pallati te ri, ne zonen e ish-bllokut. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur forca te shumta policie, te cilat kane bere te mundur sigurimin e vendit te shperthimit dhe duke mundur te ndaloje dhe personin e dyshuar per kete ngjarje. I ndaluari sipas te dhenave policore eshte Elton Bendi, ne moshe te re. Lajmi eshte bere i ditur mbreme nga burimet zyrtare te uniformave blu te kryeqytetit. Nga hetimet e para eshte bere e ditur se vendosja e granates ne deren e firmes ka qene nje paralajmerim. Hetimet ne lidhje me kete ngjarje kane vazhduar gjate gjithe nates, ku eshte marre ne pyetje dhe i ndaluarit.
Shperthimi
Ka qene ora 20:10 minuta e mbremjes se djeshme, kur nje shperthim qe per fat nuk ka pasur pasoja ne njerez, ka vene ne panik banoret e nje prej zonave te kryeqytetit, ate te ish-bllokut. Burimet e policise thane se granata ka shperthyer prane nje zyre te nje firme ndertimi. Nga shperthimi ka pasur deme materiale ne katin e pare te pallatit, ku ka qene edhe zyra e firmes. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur forca te shumta policie. Me pas kane ardhur dhe qente anti-eksploziv, qe kane bere kontrolle per lende tjeter shperthyese. Por ne fund nuk eshte gjetur asnje lende tjeter. Nuk dihen motivet e sakta te ketij shperthimi, qe ka tronditur zonen prane stadiumit "Dinamo", ndersa jane mbledhur te gjitha provat dhe faktet. Burimet e policise thane se Elton Bendi eshte ndaluar si i dyshuar per ngjarjeje. Hetimet jane marre ne dore nga sektori i anti-terrorit ne Drejtorine e Policise se Tiranes.
Hetimet
Policia ka si piste te pare te shperthimit ate konkurrences. Pista e dyte eshte ajo, e ndonje personi qe ka blere apartament ne kete firme ndertimi. Pista e trete eshte ajo e ndonje personi te pushuar nga firma, i cili eshte hakmarre me hedhjen e granates. Po keshtu mesohet se firma eshte ne pronesi te nje kompanie qe merret me ndertime dhe zyra ishte marre me qira pak muaj me pare. Gjithashtu behet e ditur se firma ka deklaruar ne organet hetimore se ajo nuk ka asnje konflikt me asnje person.
Shperthimi, banoret vihen ne panik
Fatmiresisht nga shperthimi nuk ka pasur persona te lenduar, por vetem deme materiale dhe panik qe ka perfshire banoret e zones. Keta te fundit kane qene te alarmuar dhe kane kerkuar ndihmen e policise. Kur uniformat blu kane mberritur ne vendin e ngjarjes, kane bere sigurimin e vendit dhe te banoreve duke i qetesuar. Nderkaq, hetimet kane bere qe nje pjese e banoreve te priste jashte.