E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nafta, pakica vendos cmime abuzive

Cmimi i naftes ne Shqiperi nuk eshte ulur ende ne nivelet qe ka rane ne bursat nderkombetare dhe nje pjese e fajit per kete bie mbi tregtaret e pakices. Nje prej importuesve te karburanteve dhe njekohesisht kryetar i Dhomes se Tregtise dhe Industrise, Gjok Uldedaj, fajesoi dje tregtaret e pakices per abuzime me cmimin e shitjes se karburanteve.

Tregu

Konsumatoret shqiptare vazhdojne te blejne me nje cmim prej 150 lekesh per liter, ndonese ne bursa vlera e arit te zi pothuajse eshte pergjysmuar ne raport me cmimin e muajit korrik, kur arriti dhe kulmin e tij. Por importuesit e naftes tani kane nxjerre edhe dy arsye te reja perse ky cmim nuk ulet ne nivelet e bursave, se pari jane tregtaret e pakices dhe se dyti rritja e dollarit. Lidhur me kete fakt, Uldedaj deklaroi se "ndryshe e shet importuesi, ndryshe e vendos cmimin tregu i pakices". Sipas tij eshte e nevojshme nderhyrja urgjente per te eliminuar abuzimet e tregut te pakices dhe ketu ai permendi rekomandimet qe i jane bere Ministrise se Financave per kontrollin e cmimeve ne treg. Nderkohe qe faktori i dyte qe ka ndikuar ne mbajtjen ne keto nivele te cmimeve te karburanteve eshte edhe rritja e dollarit. Por kjo teze e hedhur se fundmi nga ana e importuesve nuk perkon me realitetin e tregut shqiptar. Kjo pasi gjate kohes kur cmimi i naftes ne bursat nderkombetare arriti kulmin duke u shitur me 147 dollare, ne Shqiperi dollari pesoi nje renie te ndjeshme, cka balanconte kostot e blerjes se karburanteve. Por, kjo nuk ndikoi aspak ne vendosjen e cmimeve, pasi nje liter Euro Diezel arriti ne nivelin e 170 lekeve.

Situata

Gjate ketyre 3 diteve te fundit ne pika te ndryshme te tregtimit te karburanteve ne Tirane, rezulton se cmimet kane pesuar nje renie me rreth 4 leke per liter.

Keshtu, dje 1 liter nafte si dhe benzina, u shiten me 140 leke, ndersa 1 liter Euro Diezel, me 147 leke. Ne raport me uljen e nivelit te cmimit ne tregun nderkombetar, nje liter nafte ne tregun vendas nuk duhej te shitej me shume se, 115-120 per liter, kjo duke pasur parasysh edhe nivelin e taksimit te karburanteve ne vendin tone. Lajmet se ekonomia amerikane po peson recensionin me te madh qe nga viti 1992 i kane shokuar edhe me shume bursat. Nga e gjithe kjo situate duket se, cmimi i naftes ka frenuar ritmet e "cmendura" te rritjes, te vene re gjate gjashte mujorit te pare te vitit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›