Bursat hapen me renie

Tregjet e aksioneve u celën me rënie të ndjeshme këtë mengjes, pas lajmeve se Greqia, me shume gjase, nuk do t'i përmbushë dot objektivat e tkurrjes së deficitit.
Indekset ne Londer, Frankfurt e Paris ishin te gjitha me minus, ndersa frika mbi sigurine e euros nuk kurseu as tregjet aziatike, edhe ato ne humbje. Aksionet ne Hong-Kong rane me 5% dhe ne Australi mbyllja ishte me 2,7% me pak.
Euro ka mberritur ne nivelin e kembimit me 1,33 dollare, qe shenon piken me te ulet te tete muajve te fundit. Humbjet me te medha ne Europe i paten aksione bankare per shkak te frikes Kriza FinanciareGreqia nuk përmbush kushtet Cameron flet për eurozonënSarkozy në Gjermani për euron qe rrethon ekspozimin e tyre ndaj borxhit qeveritar grek.
Kjo ka qene nje vere e paqendrueshme per tregjet globale ne pergjithesi, me ulje-ngritje te forta qe i detyrohen ne mase te madhe pasigurise se paprecedent ne mesin e investitoreve, qe lidhej sa me ekonomine boterore, ashtu edhe me friken se politikanet nuk do te jene ne gjendje t`i japin problemeve ekonomike nje zgjidhje.
Te dhenat e fundit lene te kuptohet se rimekembja e perendimit kaq e pat, duke i hedhur me shume benzine zjarrit te krizes se borxhit te Eurozones.
Kjo e fundit, sic druhen investitoret, mund te kthehet ne nje krize te dyte bankare nese qeverite nuk do te arrijne te shlyejne huate e marra. Dhe perballe shqetesimit te dyfishte, pak eshte bere per te ofruar garanci se kriza do te frenohet. Periudha korrik-shtator ka qene nje prej tremujoreve me te keqinj per tregjet e aksioneve. Vetem ne bursen e Londres, ato kane rene me 14%, performance me e dobet qe prej vitit 2002. Sa per aksionet ne France dhe Gjermani, qe prej fundit te muajit qershor, ato kane humbur me shume se 25% te vleres.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Berisha: Bashkëpunim, në interes të vendit
"Komision parlamentar për reformën zgjedhore"
Debati publik, Rama sërish ftesë Berishës
Topi: Të lihen pas mllefet e retorikat boshe
Rikthehet për gjykim cështja e Aldo Bares
Prishtinë, ekzekutohet kreu i Arsimit