Bursat, nën frikën e një kolapsi të dytë
Udhëheqësit e bizneseve më të rëndësishme të Manhatanit duket se do të kenë nevojë për shumë ilaçe antidepresive gjatë javëve në vijim, shkruante dje e përditshmja britanike "Financial Times". Pas tri javësh, qeveria amerikane pritet të publikojë rezultatet e një studimi të quajtur Stres Test, studim që pritet të zbulojë se cilat nga 19 bankat më të mëdha të Amerikës janë në rrezik. Në rast se testet dalin negative, një valë tjetër falimentesh dhe mosbesimi në treg mund të përfshijë botën, i ngjashëm me periudhën pas falimentit të gjigantit "Lehman Brothers". Udhëheqësit e biznesit janë të stresuar, para së gjithash, pasi nuk dinë se çfarë forme do të zgjedhë qeveria amerikane për publikimin e rezultateve të studimit dhe nëse rezultati do të publikohet i përbashkët për të gjitha bankat apo për secilën prej tyre një më një. Për më tepër, është e paqartë nëse Uashingtoni do të ketë fonde të mjaftueshme për të mbuluar çdo vrimë që mund të vërehet nga studimi. Menaxherët e "Wall Street" besojnë se me siguri, një pjesë e bankave do të kenë nevojë për kapital shtesë, megjithëse ka pak gjasa që qeveria të damkosë ndonjërën prej tyre si "të falimentuar".
Në rast se rezultojnë me probleme nga stres testet, bankat do të kenë gjashtë muaj kohë që të krijojnë kapital shtesë, por ekspertët besojnë se institucionet në vështirësi, ndoshta nuk do të kenë më shumë se gjashtë minuta jetë nga çasti i publikimit të rezultateve të studimit. Shumë besojnë gjithashtu se studimi do të ndajë në njërën anë, një grup të vogël bankash si të shëndetshme dhe në anën tjetër, grupin e madh të bankave të dobëta.
"Qeveria është në siklet", thotë një bankier i lartë. "Nëse ata deklarojnë se sistemi bankar është i shëndetshëm, do t‘i bëjë tregjet të qeshin. Por nëse deklaron se disa banka kanë nevojë për kapital shtesë, atëherë ky kapital nuk ka nga të dalë përveç qeverisë".