E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetari i Partisë Socialiste takon personat me aftësi të kufizuara

Në vijim të prezantimit të programit qeverisës me grupe të caktuara shoqërore, kryetari i opozitës Edi Rama u takua me persona me aftësi të kufizuar në periferi te kryeqytetit.

Rama tha se prioritet do të ketë rishikimi i sistemit të vlerësimit të paaftësisë duke kaluar nga një vlerësim thjesht mjekësor në vlerësim mjekësor dhe social.

"Por edhe individët që u shërbejnë personave me aftësi të kufizuar, vitet që kalojnë pranë tyre, do t‘u llogariten si vite pune për efekt pensioni", tha Rama. Në program parashikohen dhe lehtësira të tjera të kësaj kategorie si pajisja me karburant. "Ne do ta rrisim shumën e rimbursimit të karburantit për ju që keni nevoje për mbështetjen e shoqërisë në mënyrë që çdo person me aftësi të kufizuar të marre atë sasi karburanti që i nevojitet", deklaroi Rama. Ai tha se programi qeverisës i PS-së parashikon krijimin e kartës sociale që, sipas tij, do të sjellë një revolucion. "Duam të krijojmë kartën e të drejtave sociale e cila në bazë të profilit individual t‘i japë mundësi çdo qytetari të përfitojë në mënyrë transparente shërbimin social, arsimor kulturor dhe shëndetësor", sqaroi më tej Rama.

Kryetari socialist tha se programi qeverisës i PS-së është një instrument qeverisës dhe jo një mal me premtime të pambajtura. Vendimet e qeverisë, të cilat detyruan personat me aftësi të kufizuara të ndërprisnin grevën e urisë, nuk janë botuar ende në fletore zyrtare. Kjo ka lënë pezull hyrjen në zbatim të kërkesave të kësaj kategorie. Nisur nga kjo invalidët do të rinisin protestat më datën 1 maj. Vendimet e Këshillit të Ministrave që qetësuan grevistes, të cilat parashikonin kushtet ekonomike më të mira për personat me aftësi të kufizuara, ende s‘janë botuar në Fletoren Zyrtare edhe pse kanë kaluar mbi një muaj nga marrja e vendimit. Personat me aftësi të kufizuara kërkuan njohjen e siguracioneve për personin kujdestar, rritjen e pagesës higjeno sanitare në 30 mijë lekë dhe më shumë përfitime për këtë shtresë të shoqërisë. Një grup pacientësh, paraplegjik dhe tetraplegjikë hynë në grevë urie pak kohë më parë. Dhjetë ditë pas nisjes së protestave dhe grevës, një grup qeveritar i kërkoi të dilnin nga greva pasi qeveria do të merrte parasysh kërkesat e tyre. Më pas këshilli i ministrave mori vendim për ti kënaqur kërkesat e kësaj kategorie.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›