Bathore, banorët kërcënojnë: Do bojkotojmë zgjedhjet
Banorët e Bathores, të cilët ende nuk janë pajisur me një certifikatë pronësie, kërcënojnë se nuk do të angazhohen në procedurat për pajisjen me kartë identiteti. Madje, në rast se nuk do të merren masa për t‘i legalizuar pronat për të cilat vetë shteti i ka mbështetur për ndërmarrjen e kësaj iniciative, ata do të bojkotojnë zgjedhjet që do të zhvillohen në muajin qershor.
Rreth 100 familje, të cilat prej më shumë se 10 vjetësh banojnë në zonën e Bathores, kanë protestuar dje, duke thënë se para zgjedhjeve qeveria duhet të marrë masat për kërkesat e tyre të përsëritura ndër vite. Në të kundërt ata do të bojkotojnë zgjedhjet në mënyrë të organizuar. Banorët thonë se përveç problemit të legalizimit të pronës, një tjetër shqetësim i tyre mbetet edhe mungesa e shkollës, e qendrës shëndetësore, probleme parësore këto për familjet e fëmijët e tyre që banojnë në këtë zonë.
Protesta
Dje, gjatë paradites, banorë të Bathores kanë njoftuar për protestat e tyre, duke i kërkuar ndihmë shtetit para procesit zgjedhor, në mënyrë që ata të marrin masa për t‘u pajisur me karta identiteti dhe për t‘u paraqitur ditën e zgjedhjeve në zonat e tyre të votimit. Më shumë se 600 banorë të Bathores kanë sqaruar se pronat e tyre, të cilat janë ndërtuar në bazë të ligjit, duhet patjetër të legalizohen. Ky ka qenë një premtim i cili u është bërë vit pas viti, fushatë pas fushate. Në fakt, legalizimi i këtyre shtëpive duhet të kryhet, sepse janë vetë përfaqësuesit e shtetit të cilët u kanë kërkuar ish-banorëve të Bovillës të ndërtojnë shtëpitë e tyre në zonën e Bathores, pas përmbytjes që pësuan ndërtesat ku ata jetonin në Bovillë, vite më parë.
Veç shtëpive, banorëve iu dha mundësia për të çuar fëmijët në çerdhe dhe shkollë. Por rritja e popullsisë në mënyrë të ndjeshme, ka bërë që sot në shkollë të ndjekin mësimin në dy klasa të vetme plot 170 fëmijë. Në një klasë mësojnë të gjithë bashkë plot 85 nxënës.
Legalizimet
Ka kaluar vetëm një muaj nga ndarja e lejeve të para të legalizimit, por sipas ligjit, tre muaj nga dhënia e lejes së legalizimit, pronari i tokës merr lekët, duke u kompensuar për pronën e zënë. Sipas Agjencisë së Legalizimit, ligji e ka të përcaktuar qartë, se brenda tre muajve qeveria ka si detyrim që të çeli fondin e kompensimit. Por, duhet pak kohë për krijimin e një fondi që do të kalojë nga njëra palë në tjetrën. Ndërkohë çdo individ që ka një objekt për legalizim, duhet të kryejë sa më parë pagesat, pasi vetëm në momentin që ai i ka shlyer të gjitha taksat dhe detyrimet e tjera, mund të marrë lejen e legalizimit në dorë. Në këtë mënyrë krijohet edhe fondi për të kompensuar ish-pronarët, ku një pjesë të tij do ta marrin njësitë vendore për urbanizimin. Atij që i legalizohet ndërtimi pa leje, përveçse lejes së legalizimit, ka edhe hartën dhe gent-planin. E njëjta dosje dërgohet dhe në Hipotekë. 24 orë para dhënies së lejes së legalizimit, dokumentacioni shkon në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, për t‘u kryer regjistrimi fillestar.
Precedenti
Për probleme jetësore, Bathorja
gjen zgjidhje te protestat
Sa herë banorët e Bathores kanë probleme me mungesën e energjisë elektrike, mungesën e ujit të pijshëm, apo shqetësime të tjera jetësore, ata u nënshtrohen rrugës së protestave. Herë pas here ata kërcënojnë se do të bllokojnë rrugën kryesore ku kalojnë automjetet, apo në raste të tjera deklarojnë se nuk do të jenë pjesë e proceseve zgjedhore. Shpesh zona e Bathores ka pasur kërkesa dhe shtyrje të afateve për proceset e legalizimit të pronave. Përgjatë një viti, institucionet shtetërore kanë punuar për të kryer matjet, vlerësimet, për të kryer kontrolle e inspektime në zonën e Bathores. Kjo ka qenë puna fillestare për sa i takon krijimit të rrjetit të të dhënave të pronave dhe ndërtesave të ligjshme, apo të paligjshme. Sipas të dhënave nga Agjencia e Legalizimeve, deri tani 1/6 e ndërtimeve pa leje figurojnë në tokat e ish-pronarëve.
Ndërtimet pa leje
Përfundon kualifikimi i 60% të ndërtesave
Ka përfunduar kualifikimi i 60 për qind të ndërtimeve pa leje, që do të thotë se qytetarëve u ka shkuar në shtëpi me postë vërtetimi ku shkruhet nëse prishet ose jo ndërtimi pa leje dhe sa lekë do të paguajnë. Ndërkohë, dy vjet më parë, kur ka nisur ky proces, janë vetëdeklaruar 360 mijë objekte pa leje.
Taksa e ndikimit në infrastrukturë është vendosur të jetë 430 lekë të reja. Ndërkohë që penalizimet, pagesa për truallin, çmimet variojnë nga 100 mijë lekë të reja deri në 400 mijë lekë, kjo për sipërfaqe deri në 500 metra katrorë.
Nëse ke rrethuar mbi këtë sipërfaqe dhe qytetari kërkon ta mbajë, atëherë diferencën e metrave katrorë do ta paguajë sipas çmimeve të tregut. Në raste të tilla do të përdoret harta e vlerës së tokës, e cila është miratuar në muajin nëntor të vitit të kaluar nga qeveria.