E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të përndjekurit, komision për rastet pa dokumentacion

Ndërsa pritet dekretimi i ligjit për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë, po punohet për ngritjen e një komisioni të ri pranë Ministrisë së Drejtësisë. Ky komision do t‘i shqyrtojë të gjitha rastet e personave që nuk kanë dokumentacion, që nuk kanë dosje për vitet që kanë vuajtur dënimin në burg, apo për internimin. Janë plot 5 mijë raste me të përndjekur politikë, të cilët janë dënuar pa bërë gjyq dhe pa pasur të arkivuar asnjë lloj dokumentacioni. Përfitimin për dëmshpërblimin e tyre do ta marrin vëllezërit, motrat, nipërit ose mbesat. Por ata duhet ta çojnë kërkesën pranë komisionit, në mënyrë që rasti i tyre të merret në shqyrtim. Pas miratimit të ligjit një vit më parë, të përndjekurit politikë, ///////17 500 raste kanë dorëzuar dokumentacion për vitet e burgut, kohën e internimit.

Pas mbledhjes së të dhënave për 17 500 rastet, Shoqata e të Persekutuarve kërkoi që të futeshin në listën e personave që do të dëmshpërbleheshin edhe ata të cilët janë dënuar, por në asnjë arkiv apo institucion nuk u gjenden të dhënat, si pasojë e dënimit, pushkatimit pa gjyq. Në rastin e tyre, përfitimin do ta merrnin motrat, vëllezërit, të afërmit, nipërit apo mbesat.

Afati për dorëzimin e kërkesave do të jetë 1 muaj. Këto raste do të shqyrtohen nga një grup specialistësh pranë Ministrisë së Drejtësisë. Sipas ligjit të miratuar, çdo ditë burgu do të dëmshpërblehet me 100 lekë të reja, ndërsa çdo ditë internimi do të rimbursohet me 200 lekë të reja. Sipas Shoqatës së të Përndjekurve Politikë, shumica e rasteve që janë pushkatuar janë priftërinjtë françeskanë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›