E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bursat, rritje ne tregjet europiane

Tregjet europiane e kanë vlerësuar miratimin e planit të shpëtimit nga Senati Amerikan. Në fakt bursat në kontinentin e vjetër shënuan një rritje në vlerën e aksioneve.

Në Londër, Paris, Frankfurt e Milano, tregtimi i aksioneve reagoi pozitivisht, ndërsa ishin bursat aziatike ato që u hapën gjatë mëngjesit me një rënie të lehtë.

Rënia në Japoni, Hong Kong dhe Australi rënie ishte me më tepër se 1%.

Analistët thonë se pavarësisht kalimit në senat, në tregjet ndërkombëtare reflektohen shqetësime mbi votën e ardhshme në dhomën e përfaqësuesve, pa miratimin e së cilës projekti nuk mund të bëhet ligj.

Skepticizmi sipas tyre do të vazhdojë edhe pas një miratimi të mundshëm pasi do të duhet kohë që tregjet financiare të stabilizohen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›