E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sonte perballja Palin-Biden

Tashme ka ardhur radha e dy zevendesave, Joe Biden dhe Sarah Palin qe te perballen ne debatin e tyre te vetem.

Ky debat ka ngjallur mjaft interes edhe per faktin se eshte cilesuar si nje debat i mundshem per gafa.

Republikania Palin ka bere shume buje me deklaratat e saj per Rusine. Per te zbutur disi mos eksperiencen e saj thuhet se Palin eshte futur ne nje kurs intensiv politike me keshilltaret e Jojn McCain.

Ndersa Biden eshte senator me shume pervoje por ka shume probleme me emrat apo kohen kur ngjarjet kane ndodhur.

Te gjithe sonte duket se do ta ndjekin me vemendje debatin, jo aq shume per ceshtjet qe do te trajtojne se sa per gafat qe pritet te thuhen.

Debati do te zhvillohet ne universitetin Washington Saint Luis dhe do te drejtohet nga nje moderatore afro-amerikane. Mbi 3 mije gazetare jane akredituar per te ndjekur debatin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›