McCain: Whitman ne listen se sekretarit te Thesarit

Kandidati republikan per presidencen amerikane nuk ka pranuar te komentoje nese kreu aktual i Departamentit te Thesarit, Henry Paulson do te jete ne listen e kandidateve.
Tashme qe SHBA-ja eshte perfshire ne nje kriza financiare, po shihet me interes se kush do te jene te zgjedhurit e kandidateve per Shtepine e Bardhe, qe do drejtojne financat amerikane.
“Mendoj se do te jete dikush qe amerikanet do ta shikojne si njeri qe pasqyron besim”, eshte shprehur senatori i Arizones. “Ka njerez si John Chambers, Meg Whiteman apo Warren Buffett te cilet jane te nevojshem te sherbejne ne administrate”, theksoi McCain.
Ai deklaroi se nese do te fitoje zgjedhjet do te zgjedhe nje demokrat apo republikan qe do te jete shume i respektuar te drejtoje ate Departament.
Buffet, 78 vjec, per te cilin McCain pranoi se mund te mos jete i interesuar per kete post per shkak te moshes apo faktore te tjere, ka mbeshtetur kandidatin demokrat Barak Obama per zgjedhjet e ardhshme.