E Shtunë, 31 Tetor 2026

Capello do ta respektojë kontratën

Selektori i Anglisë, Fabio Capello ka theksuar se i pëlqen detyra aktuale dhe synon ta respektojë kontratën e tij. Italiani, i cili mori drejtimin e Anglisë në janar 2008, ka kontratë deri në vitin 2012.

Capello është i vetëdijshëm se një paraqitje e suksesshme në Kampionatin botëror do të jetë shumë me rëndësi për të ardhmen e tij si selektor i Anglisë. “Kontrata ime skadon më 2012”, tha Capello për CNN.

“Mendoj se rezultatet në Kampionatin botëror do të jenë shumë të rëndësishme për mua dhe Anglinë. Shpresoj të përfundoj kontratën këtu. Më pëlqen puna ime, më pëlqen ky shtet dhe shpresoj se rezultatet në të ardhmen do të jenë shumë, shumë të mira”, shtoi ai.

Capello beson se te futbollistët e tij dhe beson se mund të udhëheqë Anglinë drejt triumfit botëror. “Kam besim të madh në ekipin tim. Nëse të gjithë futbollistët janë në formë të mirë fizike, atëherë mund të fitojmë Kampionatin botëror. Jemi njëri prej ekipeve më të mira në botë.

Nganjëherë ju nevojitet fat për të mposhtur disa ekipe, sepse mund të ketë edhe gabime të gjyqtarëve, fat të keq, gjëra të tjera, ky është futbolli”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›