Busek: BE të njoh edhe pasaportat e Kosovës
Bruksel-Këshilltari special për zgjerimin e BE-së Erhard Busek ka deklaruar se shtetet qe kanë njohur tashmë pavarësinë e Kosovës, duhet të njohin edhe pasaportat e me stemën e shtetit të ri. "Në emrin tim personal mund të them se mendoj që Kosova duhet të trajtohet si të gjitha vendet e tjera të rajonit. Mendoj se do të ishte më mirë po qe se pasaportat e Kosovës do t'i njihnin edhe shtetet e tjera të rajonit", është shprehur diplomati austriak Busek për të përditshmen Blic, i pyetur se si duhet t’i trajtojë Komisioni Evropian pasaportat e Kosovës.