Dhjetëra serbë protestojnë më Mitrovicë
Mitrovicë-Dhjetëra serbë kanë protestuar sot në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës, duke kundërshtuar rindërtimin e shtëpive të disa familjeve shqiptare atje. Pjesëtarë të forcave të KFOR-it dhe policisë së EULEX-it kanë rrethuar lagjen dhe kanë hedhur gaz lotsjellës, në përpjekje për të shpërndarë turmën e protestuesve. Deri më tash nuk ka njoftime për ndonjë të lënduar.