E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli shqetësohet për manovrën ushtarake turko-siriane

Jerusalem - Izraeli ndjehet i shqetësuar nga një manovër ushtarake mes Turqisë dhe Sirisë. Këtë shqetësim e ngriti ministri i Mbrojtjes, Ehud Barak.

Turqia njoftoi dje se do të fillonte manovrat e para me Sirinë këtë javë, ku do të përdoren edhe forcat tokësore. Manovrat do të zhvillohen në zonën kufitare me Sirinë, e cila është në qendër të konflikteve prej 25 vjetësh mes Turqisë dhe rebelëve kurdë.

"Sot ne po shohim një manovër turko-siriane, që është pa dyshim një zhvillim shqetësues, -deklaroi përpara gazetarëve ministri izraelit i Mbrojtjes, Barak. -Por unë besoj se lidhjet strategjike mes Izraelit dhe Turqisë do ta kapërcejnë madje edhe nevojën e Turqisë për të marrë pjesë në këto manovra".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›