Pakistani: Qendrat bërthamore nën masa të forta sigurie
Islamabad - Presidenti pakistanez, Asif Ali Zardari , deklaron se qendrat bërthamore në Pakistan ndodhen nën masa të rrepta sigurie. Deklarata e presidentit Zardari erdhi gjatë një takimi me gazetarët e huaj që ndodhen në këtë vend.
"Të gjitha qendrat bërthamore pakistaneze ndodhen nën masa të rrepta sigurie, -deklaron presidenti pakistanez. -Dua të siguroj botën se qendrat bërthamore janë të sigurta”.
Reagimi i Asif Ali Zardarit vjen pas shqetësimeve të fundit të ngritura nga Shtetet e Bashkuara për shtrirjen e kryengritësve islamikë në Pakistan.