Bush: Anëtarët e rinj, një shembull për NATO-n
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë dhe "pagëzuesi" i anëtarësimit të Shqipërisë në aleancën politiko-ushtarake më të fuqishme të botës. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Bush, ka përshëndetur ftesën për anëtarësim të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. "Jam i kënaqur që aleanca është pajtuar që të ftojë Shqipërinë dhe Kroacinë që të jenë anëtare të NATO-s. Të dyja këto vende kanë demonstruar aftësi dhe vullnet të kontribuojnë fuqishëm në NATO. Ato kanë ndërmarrë ndryshime politike, ekonomike dhe reforma në mbrojtje. Po ashtu kanë dislokuar forcat e tyre në misionet e NATO-s", ka deklaruar Presidenti Bush. Ndërkohë Bush ka shprehur keqardhje që liderët e NATO-s nuk kanë arritur konsensus për të ftuar Maqedoninë që t‘i bashkohet aleancës. Si kryetar i Këshillit të NATO-s, Presidenti Bush shprehu kënaqësinë për ftesën që aleanca i bëri Shqipërisë dhe Kroacisë, si dhe keqardhjen që këtë herë Maqedonia mbeti jashtë. Presidenti Bush tha se Shqipëria dhe Kroacia kanë kontribuar me forca në misionet e NATO-s dhe kanë ndërmarrë reforma sfiduese politike, ekonomike dhe ushtarake. "Shqipëria dhe Kroacia janë të përgatitura të përmbushin përgjegjësitë që mbart me vete pjesëmarrja në NATO. Ato do të jenë anëtare të shkëlqyera të kësaj aleance". Presidenti Bush theksoi se Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia nuk e marrin lirinë si diçka të garantuar, sepse ato e mbajnë ende mend periudhën kur ajo u mungonte. Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët e aleancës, tha Bush, mbështesin fuqimisht aspiratat e popujve të tyre dhe zotohen t‘i mbështesin ato në procesin e reformave të mëtejshme. "Së bashku ne do të vazhdojmë të ndërtojmë një Evropë të qëndrueshme, të fortë dhe të lirë. Ne do ta bëjmë rajonin dikur të trazuar të Ballkanit edhe më të qëndrueshëm. Ne do të demonstrojmë përfitimet që vijnë duke u vënë në krah të forcave të lirisë".
Sarkozi dhe Merkel
Anëtarësimin e Shqipërisë në NATO e kanë përshëndetur edhe krerët e dy nga shteteve më të fuqishme të botës. Kështu, Presidenti i Francës, Nikola Sarkozi, dhe kancelarja e Gjermanisë, Anxhela Merkel, kanë përgëzuar Presidentin Topi dhe Kryeministrin Berisha, por në përgjithësi të gjithë shqiptarët pas vendimit që mori dje Samiti i nivelit të lartë i NATO-s, i cili u mblodh në Bukuresht.
Kosova
Menjëherë pas vendimit të marrë dje në Bukuresht, për ftesën ndaj Shqipërisë që të bëhet anëtare me të drejta të plota e NATO-s, ka ardhur reagimi pozitiv i krerëve të Kosovës. Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, vlerësoi se ftesa e NATO-s për Shqipërinë është një hap pozitiv edhe për Kosovën. Presidenti Sejdiu theksoi me këtë rast se edhe Kosova do të angazhohet për anëtarësimin në këtë organizatë. Ndërkaq, qeveria e Kosovës, që zhvillonte mbledhjen e sotme në kohën kur mbahej Samiti i NATO-s, përshëndeti marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO të Shqipërisë dhe Kroacisë. Menjëherë pas lajmit, ftesën historike e ka përshëndetur Kryeministri Hashim Thaçi, që kryesonte mbledhjen e qeverisë. Përmes një telegrami, Kryeministri i qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar Kryeministrin Berisha, duke shtuar se Shqipëria, me përmbushjen e normave demokratike të anëtarësimit në NATO, është dëshmuar si faktor paqeje, sigurie dhe stabiliteti në rajon.