Bush: Do lehtesoje punen e Obames
Ish-Presidenti i Amerikes, Xhorxh Bush, ka deklaruar diten e djeshme se ai po punon me Presidentin e ri, Barak Obama, per lehtesimin e punes se tij dhe fillimin e punes ne administrate pa probleme. Presidenti Bush dhe presidenti i ardhshem Obama po theksojne rendesine e nje tranzicioni pa probleme, ne menyre qe shefi me i ri i Shtepise se Bardhe te merret sa me shpejt me krizen ekonomike ne vend. Sipas nje raporti te fundit ekonomia amerikane ka humbur 1.2 milione vende pune kete vit dhe kjo ve ne dukje sesa e rendesishme eshte qe te veprohet pa vonese. Presidenti Bush, gjate fjalimit te tij te perjavshem radiofonik tha se ai do te bente cdo gje qe kishte ne dore per te ndihmuar zotin Obama. "Kur i telefonova presidentit te ardhshem Obama per ta uruar per fitoren historike, i premtova bashkepunimin tim me te ngushte gjate periudhes se tranzicionit. Ky do te jete prioriteti im deri me 20 janar", deklaroi diten e djeshme Bush. Ai tha se nje tranzicion pa probleme eshte ne te mire te sigurise kombetare. "Ky do te jete tranzicioni i pare ne kohe lufte qe prej 4 dekadash. Ne po luftojme kunder ekstremisteve te dhunshem qe jane te vendosur te na sulmojne dhe ata duan te shfrytezojne kete periudhe tranzicioni per t'u bere keq amerikaneve. Prandaj, administrata ime do te punoje pa pushim per t'u siguruar qe presidenti i ardhshem dhe ekipi i tij do te fillojne menjehere punen", siguroi shefi ne ikje i Shtepise se Bardhe. Sipas tij, administrata dhe agjencite federale po punojne prej me shume se nje viti ne menyre qe presidenti i ardhshem te kete mundesi te veproje me shpejtesi pas inaugurimit. Deri me 20 janar presidenti thote se do te vazhdoje te merret me problemet ekonomike ne vend dhe i beri thirrje Kongresit te miratoje marreveshjet e tregtise se lire me Kolumbine, Panamane dhe Korene e Jugut. Ai gjithashtu do te organizoje nje takim te nivelit te larte ekonomik ne Uashington me 15 nentor.