E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i ri i SHBA: Miratoni paketen ekonomike sa me shpejt

Ne fjalimin e perjavshem te Partise Demokrate zoti Obama i beri dje thirrje Kongresit te miratoje paketen ekonomike sa me shpejt qe te jete e mundur. Ai po keshtu beri publike prioritetet e tij ne lidhje me permiresimin e ekonomise. "Se pari do te na duhet nje plan per te shpetuar shtresen e mesme qe do te merret me krijimin e vendeve te punes dhe qe do te ndihmoje familjet ne nevoje. Me pas do te merremi me ndikimin qe ka perhapja e krizes financiare ne sektore te tjere te ekonomise sone dhe do te sigurohemi qe plani i shpetimit i miratuar nga Kongresi po stabilizon tregjet financiare", theksoi Barak Obama.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›