E Diel, 1 Nëntor 2026

Bush: Irani, i rrezikshëm për paqen në botë

Presidenti amerikan Bush ka deklaruar gjatë samitit në Slloveni se Irani do të ishte i rrezikshëm për paqen në botë. Ai së bashku me udhëheqësit evropianë kanë rënë dakord që të merren me Iranin për sa i takon programit të tij bërthamor.

Gjatë samitit në Slloveni, të dyja palët thanë se janë gati për të shtuar sanksionet e vendosura nga OKB-ja, nëse Teherani nuk e pezullonte pasurimin e uraniumit. Bush tha se mbi të gjitha Iranit i duhej të vendoste nëse dëshironte t'i bashkohej komunitetit ndërkombëtar duke pezulluar aktivitetet bërthamore. "Irani me armë bërthamore do të ishte jashtëzakonisht i rrezikshëm për paqen e botës. Ndaj ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku për ta bërë të qartë se është zgjedhja e tyre"- ka thënë ai. Sipas presidentit amerikan, në kushte të tilla mbeten vetëm dy rrugë. “Ata mund të përballen me izolim, ose të kenë marrëdhënie më të mira me ta, nëse në mënyrë të verifikueshme pezullojnë programin e pasurimit të uraniumit,"- tha Bush. Zyrtarët e BE-së thonë se masat për të kufizuar aktivitetet e bankave iraniane janë në diskutime, megjithëse njoftimet nga Irani bëjnë të ditur se qeveria është duke tërhequr fonde. Sa i takon çështjes së ndryshimeve klimatike, edhe kjo pjesë e takimit të sotëm në samit, presidenti Bush tha se ai besonte se do të ishte e mundur që të arrihej një marrëveshje përpara se të përfundonte mandatin në janar të vitit të ardhshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›