E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, Qarkullimi Rrugor: Domosdoshmëri plani urban i trafikut

Efektivat e Qarkullimit Rrugor në Gjirokastër kërkojnë mbështetjen e pushteti lokal në lidhje me hartimin e planit urban të trafikut. “Rritja e numrit të makinave dhe e fluksit të qarkullimit ka nxjerrë si domosdoshmëri hartimin e planit urban të qarkullimit nga ana ë bashkisë së Gjirokastrës”, thotë shefi i Qarkullimit Rrugor në komisariatin e Gjirokastrës, Gjylani Shehu. Sipas tij brenda një dite në qytetin e Gjirokastrës qarkullojnë një numër i konsiderueshëm makinash ndërkohë që numrit të tyre i shtohen edhe automjetet e shumta që lëvizin në rrugën kombëtare Gjirokastër-Kakavije, një pjesë e së cilës përfshihet në territorin administrativ të kësaj bashkie. “Në këtë studim, pohon shefi i Qarkullimit Rrugor, Shehu, duhet të miret parasysh edhe profili i Gjirokastrës si një qytet muze si dhe fluksi i konsiderueshëm i grupeve turistike që vizitojnë qytetin”. Për policinë e Qarkullimit Rrugor në këtë plan duhet të përcaktohen me hollësi mënyrat e lëvizjes për seicilën rrugë jo vetëm në pjesën e poshtme të qytetit por edhe në zonën historike të tij, vendet e kalimit të këmbësorëve, të mjeteve të shërbimeve publike, vendparkimet etj.Ndërkohë gjatë ditëve të fundit Bashkia e Gjirokastrës ka çelur një fond të veçantë për vendosjen e tabelave të qarkullimit rrugor dhe vijëzimin e disa prej rrugëve të qytetit.Blerim Kore

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›