Presidenti takon ish-kreun e Gjykatës së Lartë
Tiranë- Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka pritur sot në një takim Kryetarin e Gjykatës së Lartë Thimio Kondi, i cili përfundoi mandatin e tij pranë kësaj gjykate. Në takimin e zhvilluar në presidencë, Topi ka vlerësuar punën disavjeçare të z. Kondi në krye të Gjykatës së Lartë, por edhe eksperiencën e tij si profesionist i fushës. Nisur nga kjo eksperiencë e gjatë profesionale, Presidenti i Republikës ka shprehur besimin se bashkëpunimi me z. Kondi do të vijojë edhe në të ardhmen. Nga ana e tij z. Kondi e ka falenderuar Presidentin Topi për pritjen e mbështetjen dhe e ka siguruar për gatishmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin me Kreun e Shtetit.