Bush: Jam këshilluar me Obamën

Qeveria amerikane ka bërë publik planin për shpëtimin e Citigroup, një nga bankave kryesore në botë.Plani përfshin blerjen e aksioneve të bankës nga qeveria në vlerë prej 20 miliardë dollarësh dhe garantimin kredive të rrezikshme deri në 306 miliardë dollarë.Presidenti George Bush tha se ai është këshilluar me presidentin e ardhshëm Barack Obama mbi planin në fjalë.
"Kemi marrë vendime të tilla në të shkuarën dhe bëmë të njëjtën gjë natën e shkuar. Nëse është e nevojshme do të marrim dhe vendime të tjera në mbrojtje të sistemit tonë financiar", tha Bush