Raporti i Ban Ki-moonit për Kosovën në duart e shteteve anëtare të OKB-së

Raporti për Kosovën i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, iu është dorëzuar të hënën shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit, ka bërë të ditur zëdhënëse i sekretarit Ban, Brendon Varma."Kopjet e raportit u janë dorëzuar shteteve anëtare", ka thënë Varma, duke potencuar se, "raporti ende nuk është i gatshëm për opinionin e gjerë - mirëpo ai mund të jetë i gatshëm gjatë orëve në vijim".Varma po ashtu nuk ka qenë në gjendje të tregojë se kur do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit, ku pritet të shqyrtohet ky raport.Tash për tash nuk dihet se çfarë elementesh do të përmbajë raporti i sekretarit Ban. Sipas raporteve të mëhershme të mediave, raporti i sekretarit Ban Ki-moon pritet të përmbajë rekomandime për rikonfigurimin e UNMIK-ut, respektivisht shtrirjen e misionit EULEX në Kosovë.Sidoqoftë, Prishtina zyrtare ka refuzuar planin gjashtëpikësh të tij - të cilin OKB-ja e kishte arritur në marrëveshje me Beogradin - duke prezantuar planin katërpikësh të Kosovës.