E Diel, 1 Nëntor 2026

Bush: Thirrje për armëpushim në Gaza

Uashington - Presidenti amerikan Xhorxh W. Bush bëri thirrje për një armëpushim të qëndrueshëm mes Izraelit dhe grupit ekstremist palestinez Hamas në mënyrë që të ndalë dhuna e tanishme.

Bush tha se një armëpushim i tillë do të ishte i mundur në qoftë se Hamasi ndal goditjen e Izraelit jugor me raketa. Zoti Bush bëri gjithashtu thirrje që t'i jepet fund kontrabandimit të armëve nga Egjipti në Gazë. Ai përsëriti qëndrimin e tij se Izraeli gëzon të drejtën që të vetëmbrohet.

Në të njëjtën kohë, presidenti përsëriti thirrjen për krijimin e shtetit palestinez. Ai tha se sfida do të jetë krijimi i kushteve për ekzistencën e dy demokracive, që jetojnë krahas njera tjetrës në paqe. Zoti Bush largohet nga detyra më 20 janar, dita kur presidenti i zgjedhur, Barak Obama, do të bëjë betimin si presidenti i 44 i Shteteve të Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›