Këshilli i Sigurimit në OKB, diskuton për Gazan

Nju Jork, 13 Janar, 11:36, NOA - Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet sërish sot, rreth orës 16-të për të diskutuar rreth gjendjes në Gaza.
Sipas burimeve nga Nju Jorku, përpara se të niset për në Lindjen e Mesme, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun do të njoftojë për gjendjen këshillin, që ditë më parë miratoi një rezolutë.
Në të kërkohej armë-pushim të menjëhershëm në Gaza, e cila gjendet në luftë prej 18 ditësh.
NOA