E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazi natyror, Rusia pas një jave hap rubinetat

Moskë - Konsumatorët evropianë janë në pritje të sasive të para të gazit rus, që sot në mëngjes filloi të transportohet përmes Ukrainës, pas ndërprerjes njëjavore. Furnizimet e gazit rus kanë rifilluar pak pas orës 08.00 sipas kohës së mesme evropiane. Dispeçeri kryesor i i Gazprom-it urdhëroi transportimin e sasive të para prej 76,6 milionë metrave kub në ditë përmes Ukrainës, ndërsa të parët do të furnizohen konsumatorët nga Ballkani, Moldavia dhe Turqia. Gazprom lajmëroi se furnizimi i Ballkanit është prioritet, kështu që furnizimi provues fillon përmes stacionit të gazit Suxha, në Rusi, përmes stacionit Orlovka në Ukrainë.

Kompania ukrainase Naftogaz lajmëroi se për transportin e gazit nga kufiri lindor deri te ai perëndimor do të nevojiten 36 orë. Nënkryetari i Gazprom-it, Aleksandar Medvedev, lajmëroi të hënën se "koha konkrete kur gazi nga Rusia mund të mbërrijë deri te konsumatorët varet jo vetëm nga Gazprom-i, por edhe nga gjendja e sistemit transportues të Ukrainës", gjegjësisht, nëse gypat kanë gazin e duhur teknik.

"Gypat nuk janë të zbrazët, gazi në to është i pranishëm aq sa e kërkojnë normat teknologjike", lajmëroi sot pala ukrainase.

Rusia më 7 janar ndërpreu furnizimine gazit për konsumatorët evropianë, me arsyetimin se Ukraina "vjedh gaz", ndërsa një ditë më parë ishte ndërprerë furnizimi drejt Ballkanit.

Gazi natyror sërish rrodhi drejt Evropës, pasi që u arrit marrëveshje për monitorim ndërkombëtar të tranzitit të gazit përmes Ukrainës. Dokumentin të hënën e firmosën Komisioni Evropian, Rusia dhe Ukraina.Makfaks

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›