E Diel, 1 Nëntor 2026

Bush kundershton "ardhjen" e Obames

Presidenti i Shteteve te Bashkuara ne ikje, Xhorxh Bush, i ka mohuar kerkesen pasardhesit te tij, Barak Obama, per ta mirepritur ne Shtepine e Bardhe. Presidenti i 44-te i SHBA-se, Barak Obama, kishte kerkuar qe te transferohej ne Shtepine e Bardhe per t'i mundesuar femijeve te tij, nga fillimi i janarit, qe te fillonin sezonin e ri shkollor ne qytetin e Uashingtonit. Por me sa duhet projekti i bere nga Presidentit i ri ka deshtuar. Kjo pas refuzimit te familjes Bush, qe nuk mirepret miq perpara 15 janarit ne Shtepine e Bardhe. Qe do te thote ndryshe, nuk mirepresin te ftuar te rinj ne shtepine e tyre jo me perpara se pese dite nga ceremonia e kalimit te Presidences, sic edhe e kerkon gjithmone tradita ne te tilla raste. Administrata aktuale e Shtepise se Bardhe, ka refuzuar keshtu kerkesen e Barak dhe Mishele Obama, per te pershpejtuar procedurat e transferimit te tyre ne banesen e re, per kater vitet e ardhshme, per t'i lejuar keshtu edhe femijeve Malia dhe Sasha per te filluar shkollen. Fillimi i shkolles eshte parashikuar te filloje ne daten pese janar, por femijet e ciftit presidencial nuk do te mund ta ndjekin, per se paku dhjete dite shkollen, nepermjet qendrimit ne Shtepine e Bardhe. Sipas te perditshmes "Nju Jork Tajms", kabineti i Laura Bush, bashkeshortes se Presidentit ne ikje te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhorxh Bush, nuk ka treguar se cilet do te jene te ftuarit, qe kjo administrate do te jete e zene ne kete periudhe, ne rezidencen presidenciale te shekullit te XIX. Gjithashtu kjo e perditshme konfirmon sipas burimeve te saj se ne programin e vizitave nuk eshte organizuar apo percaktuar vizita e ndonje kreu shteteror te jashtem. Me sa duket, ditet e fundit te mbetura per presidencen ne ikje ne Shtepine e Bardhe, do te perdoren nga administrata per pritje dhe mbledhje te ndryshme. Pas fitores bindese ne zgjedhje, Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Barak Obama, do te marre postin zyrtarisht me nje ceremoni ne daten 20 janar te vitit te ardhshem.

Shtepia e Bardhe: Nuk ka asgje per te vendosur

Nuk ka asgje per te vendosur. Kjo ka qene pergjigjja e thene shkurt nga zedhenesja e Zonjes se Pare, Laura Bush. Ajo deklaroi se nuk ka asgje per te vendosur dhe se administrata nuk eshte e gatshme per ta pritur dhe nuk do te jete e mundur qe kjo te ndodhe perpara dates 15 janar. Mishele dhe Barak Obama duhet te mendojne nje tjeter zgjidhje. Nderkohe qe stafi i Presidentit te ri te SHBA-se ka evituar te jape shpjegime, per te mos hapur polemika.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›