E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si te sillemi me nje Rusi revizioniste

Nga Ronald D. Asmus

Ish-ndihmes Sekretar i Shtetit ne Administraten Klinton

Midis sfidave ne politiken e jashtme me te cilat do te perballet presidenti i zgjedhur Barak Obama eshte nevoja per nje strategji te re kundrejt Rusise. Moska eshte nje partner dhe konkurrent: Ne duhet te punojme me ruset per ceshtje te tilla si Irani dhe kunderterrorizmi, por Moska sot eshte gjtihashtu nje fuqi nacionaliste revizioniste me tendence per te lekundur vlerat dhe influencen perendimore ne kufijte e saj me Evropen. Rusia po kerkon ndryshime themelore ne parimet baze te sigurise evropiane, nje deshire e nenvizuar kohet e fundit kur Moska i beri presion Perendimit per te rene dakort mbi nje karte te re evopiane te sigurise propozuar nga Presidenti Dimitri Medvedev.

Kjo iniciative sapo eshte vene re ne Uashington, por ka ardhur koha ti kushtohet vemendje. Luftae Gushtit ne Gjeorgji e shkaterroi supozimin se kontinenti ishte rregulluar dhe qe lufta ne mbare Evropen nuk ishte me e mundur. Sesi ne dhe aletatet tane do ti pergjigjemi kesaj iniciative mund te kontribuoje per te percaktuar nese ne do mbajme kete lloj rendi te sigurise evropiane qe zhvillon paqen dhe sigurine pse nese ne do te mbjellim farerat per paqendrueshmeri dhe konflikte te metejshme.

Eshte esenciale qe te kemi objektiva te qarta perpara se te hyjme ne kete lloj negociimi qe eshte duke u diskutuar. Rusia e di se cfare kerkon. Kur behet fjale per propozimin e fundit te Moskes, ne nuk e dime. Moska e shikon sistemin e sigurise evropiane si shume me afer NATO-s dhe ne favor te SHBA. Ajo beson se Perendimi shfrytezoi dobesine e saj ne vitete 1990' per te imponuar nje varg rregullash jo te drejta. Ajo deshiron te shmanget nga angazhimet per vlera demokratike dhe te drejtat e njeriut te cilat i nenshkroi ne fillimin e viteve 1990'. Ajo deshiron te dobesoje OSBE-ne dhe te parandaloje qe autokracite e aferta me Mosken te mbajne normat demokratike. Udheheqesit ruse shpresojne haptazi te ndajne SHBA nga Evropa; te reduktojne aftesine e Perendimit per te mbrojtur vlerat perendimore ne ceshtjet e brendshme te Rusise dhe aleateve te saj; te parandalojne nje zgjerim te metejshem te NATO-s; te rilegjitimojne sferen e influencees se Rusise mbi vendet fqinje.

Hendeku midis vlerave ruse dhe atyre perendimore dhe leximi nga ana jone i historise se sotme eshte me i madh sot sesa ne cdo kohe tjeter perpara shembjes se komunizmit. Se pari, SHBA asnjehere nuk u perpoqen te poshterojne Rusine ne vitet 1990'. Perkundrazi, SHBA dhe aleatet e tyre shpenzuan shume kohe, para dhe perpjekje per te asistuar Rusine sesa mbeshtetja qe aleatet i kishin ofruar Bashkimit Sovjetik gjate Luftes se Dyte Boterore. Persa i perket zgjerimit te NATO-s, fale zotit ne jemi zgjeruar ne Evropen Qendore dhe Lindore kur e realizuam kete. Imagjinoni paqendrueshmerine me te cilen do te perballej sot Evropa nese nuk do te kishte ndodhur kjo. Kufiri perendimore te Rusise padyshim qe eshte kufiri me i qendrueshem i saj.Dhe qekur antaret e pare te rinj u futen para nje dekade, NATO nuk ka zhvilluar as edhe nje manover te vetme ushtarake te drejtuar kunder Moskes. Pra le te mos ndihemi fajtore mbi politiken ne te kaluaren ose te pranojme legjendat qe eshte duke thurrur Rusia mbi kercenimet imagjinare perendimore.

Por ketu qendron thelbi i problemit. Ajo qe ne e shikojme si nje histori te suksesshme per tu mbeshtetur, Moska e shikon si nje sistem te ngritur kunder saj.Ato qe Moska i shikon si nderhyrje perendimore reflektojne angazhimin tone ndaj atyre lloj vlerave dhe normave ne te cilat ne besojme se perbejne themelin me te mire per paqen dhe stabilitetin. Rusia asnjehere nuk ka zgjedhur plotesisht perpjekjet tona per te krijuar nje sistem te ri bashkepunues sigurie qe do te hiqte sferat e influences dhe do te zgjeronte sigurine nepere Evrope - duke perfshire ketu edhe Rusine. Ajo deshiron te zbertheje keto rregulla dhe te rikthehet tek sferat e influences - koncepte te cilave pjeserisht u frikesohemi per shkak se ne besojme se ato ndihmuan kaq shume luftrat dhe shkaterrimet ne te kaluaren.

Megjithe kete do te ishte nje gabim ti thuhej JO iniciatives se Rusise. Menyra me e mire per tu sjelle me kete Rusi revizioniste eshte qe ta angazhosh ate. Obama me te drejte ka nenvizuar nje rikthim tek diplomacia. Ne duam te inkurajojme Rusine qe te hape veteveten ndaj botes se jashtme. Porn e duhet te jemi te qarte mbi ate qe ne duam dhe mbi ate qe ne duam te shmangim; perndryshe, ne do ta gjejme veten tone te bllokuar ne nje marathone negociatash thjesht duke luajtur ne mbrojtje ndersa Rusia do te kerkoje te zvogeloje angazhimet e kaluara te cilat tani i konsideron si te papershtatshme. Si nje prej negociatoreve amerikane te cilet kohet e fundit ka kaluar permes nje ushtrimi te tille me Mosken, une mund te deshmoj per kembenguljen ruse - dhe qe kjo ishte edhe nen Boris jelcinin. Me Rusine e sotme do te jete me e veshtire per te negociiuar.

Ne te vertete, ne duhet te perpiqemi ta shmangim kete iniciative ruse dhe ta perdorim ate per te forcuar angazhimin tone ndaj parimeve te nje paqeje demokratike dhe per te hedhur poshte cdo rikthim ne sferat arkaike te influences. Ne duhet te kerkojme te forcojme pavaresine e institucioneve te tilla si OSBE-ja dhe aftesine e tyre per te monitoruar sjelljen e nje vendi dhe per ta shtrenguar ate vend te zbatoje normat te cilat ai i ka pranuar. Ne duam qe komuniteti nderkombetar te kete aftesine per tu marre me konfliktet me heret dhe ne nje menyre me efektive per ti parandaluar ato qe te shperthejne. Kjo eshte nje tribune ku nje administrate Obama mund te implementoje angazhimin e saj per te rigjalleruar kontrollin e armeve. Shkurtimisht, le te luajme ne ofensive ne vend qe te kundershtojme vetem mbajtjen e linjes kunder Moskes. Nen Obamen, SHBA mund te gezojne serisht popullaritetin dhe kredencialet multilaterale per te drejtuar nje perpjekje te tille.

Paqja dhe siguria ne Evrope jane vendimtare me SHBA qe perballen me sfida sigurie kombetare ne kaq shume fronte te tjera. Ajo qe duket se eshte nje tjeter negociate evropiane-maratone eshte po kaq e rendesishme. Normat qe ne vendosim ne Evrope shpesh sherbejne si nje model per zonat e tjera. Kjo do te provoje aftesine e administrates Obama per te ribashkuar NATO-n dhe per te siguruar nje pikepamje te perbashket perendimore mbi rolin qe vlerat dhe parimet demokratike duhet te luajne ne nje strategji te re perendimore. Kjo gjithashtu do te provoje aftesine tone per te ringjallur lidershipin amerikan dhe fuqine e bute (soft power) dhe ribashkuar Perendimin - ose per te pare renien e tij te metejshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›